Policia dhe prokuroria bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në “Majën e Selanikut”

Maqedonia

Policia dhe prokuroria bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në “Majën e Selanikut”

Më: 3 prill 2019 Në ora: 10:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Siç njoftojnë për AIM nga MPB, ekipet e MPB-së dhe të komitetit për hetimin e aksidenteve ajrore dhe incidenteve serioze bashkërisht me prokurorin publik për momentin bëjnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në aksidentin e djeshëm ku humbën jetë 4 persona nga Bullgaria.

Aksioni dje u ndal dje për shkak të kushteve të vështira dhe terren.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski mbrëmë në konferencë për shtyp tha se aeroplani Cesna për të cilën në orën 16:16 është paraqitur se është humbur në radar, dhe që ka fluturuar nga Ohri për në Sofje, nga pjesëtarët e MPB-së është gjetur diku në ora 19:00 pesë kilometra veriperëndim nga “Maja e Selanikut”.

Ai theksoi se nga Ohri kanë fluturuar katër shtetas të Republikës së Bullgarisë.

Mbetjet e aeroplanit janë gjetur nga ajri, por kushtet për të hyrë kanë qenë të vështira, dhe krahas të gjitha përpjekjeve të arrihet tek aeroplani, kjo mbrëmë ka qenë e pamundur për shkak të terrenit jo të përshtatshëm.

Personat që humbën jetën janë të lindur në vitin 2000, 2005, 1970 dhe 1972. Mediat në Bullgari publikuan se personat e ndjerë janë Georgi Boshnakov, bashkëshortja e tij Kalina dhe dy vajzat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat