Katrougalos: Me kalimin e kohës kuptimi pozitiv i marrëveshjes do të kuptohet plotësisht

Maqedonia

Katrougalos: Me kalimin e kohës kuptimi pozitiv i marrëveshjes do të kuptohet plotësisht

Më: 3 prill 2019 Në ora: 19:46
Georgios Katrougalos

Mendoj se me kalimin e kohës, kuptimi pozitiv i marrëveshjes do të kuptohet plotësisht, tha Ministri i Jashtëm grek, Georgios Katrougalos në një deklaratë për agjencinë e lajmeve greke “ANA-MPA”.

Për vizitën e djeshme të kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e veriut, shefi i diplomacisë greke tha se “me të drejtë quhet vizitë historike”.

“Jo vetëm për shkak të nënshkrimit të disa marrëveshjeve shumë të rëndësishme, disa prej të cilave janë vendimtare, siç është bashkëpunimi ushtarak, me të cilin marrim përgjegjësinë për mbulimin e hapësirës ajrore me fqinjin tonë me pasuritë tona ushtarake. Një zgjidhje e rëndësishme është komunikimi i drejtpërdrejtë i sektorëve të biznesit të të dyja vendeve me dhjetëra biznesmenë që shoqëruan kryeministrin”, tha Katrougalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat