Albin Kurti në përkrahje të Blerim Rekës, të dielën mban tubim në Kumanovë

Maqedonia

Albin Kurti në përkrahje të Blerim Rekës, të dielën mban tubim në Kumanovë

Nga: Z.M. Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:26
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të përkrahë kandidatin e pavarur për president të Maqedonisë, Blerim Reka, i cili njëkohësisht mbështetet nga opozita shqiptare në Maqedoni, shkruan Botasot.

Për të shprehur mbështetje për kandidatin e vetëm shqiptar, Kurti do jetë pjesëmarrës në tubimin e së dielës të Rekës në ora 19:00 në qytetin e Kumanovës. Në tubimin e së dielës  përkrahë kandidatit Reka fjalim do të mbajnë edhe dy liderëve të partive opozitare shqiptare, Ziadin Sela i Aleacës për Shqiptarët dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ndryshe, në zgjedhjet presidenciale të 21 prillit në Maqedoni garojnë edhe dy kandidat tjerë, Stevo Pendarovski që mbështetet nga partitë në pushtet përfshirë edhe ato shqiptare si dhe Gordana Silajnovska nga opozita maqedone, VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat