Zhernovski: Do të vazhdojmë të punojmë në respektimin e të drejtave të bashkësive etnike

Maqedonia

Zhernovski: Do të vazhdojmë të punojmë në respektimin e të drejtave të bashkësive etnike

Më: 4 prill 2019 Në ora: 15:39
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski u takua me komisarin e lartë për pakicat kombëtare të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier, i cili është për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut.

Siç njoftojnë nga MPJ, Zhernovski ka theksuar se shteti vazhdon në mënyrë aktive të punojë në respektimin e të drejtave të të gjitha bashkësive.

Dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për aktivitet në fushën e përparimit të të drejtave të pjesëtarëve që nuk janë shumicë, për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit por edhe për çështjet më aktuale që janë në agjendën e OSBE-së.

“Integrimi në NATO dhe BE na bashkon edhe në bazë etnike, e bën shoqërinë tonë edhe më të fortë, ndërsa institucionet tona më stabile. Ky projekt është shumë se sa betejat ndërpartiake për shkak se paraqet investim në perspektivën dhe të ardhmen stabile të gjeneratave të tashme dhe të ardhshme”, tha theksuar Zhernovski në takim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat