Zaev realizon bisedë telefonike me Merkelin, kërkon ndihmë për fillimin e negociatave me BE-në

Maqedonia

Zaev realizon bisedë telefonike me Merkelin, kërkon ndihmë për fillimin e negociatave me BE-në

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:11
Zaev realizon bisedë telefonike me Merkelin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka realizuar bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën ka diskutuar për ngjarjet politike në vend, vizitën e Tsiprasit, si dhe çështjen për nisjen e bisedimeve me BE-në.

Siç njoftojnë nga qeveria, në bisedë thënë se vizita e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Maqedoninë e Veriut, si dhe seanca e përbashkët qeveritare ka qenë moment historik. Merkel dhe Zaev kanë thënë se zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropën.

“Zaev e ka njoftuar Merkelin për ngjarjet tjera politike, si dhe rezultatet konkrete që janë arritur në vend. Formimin e Komisionit për Antikorrupsion, miratimin e Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi, si dhe reformat në siguri dhe administratë publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se duke pasur parasysh reformat në vend, kryeministri Zaev ka kërkuar ndihmë nga Merkel në lidhje me vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, vendim që Këshilli i BE-së duhet ta merr në qershor.

“Zaev në bisedë tha se duke pasur parasysh që Maqedonia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2005, ka nënshkruar marrëveshjen e Prespës dhe ka arritur rezultate në procesin e reformave”, thonë nga qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat