Blerim Reka reagon për përfshirjen e Selmanit në fushatë, letër Tiranës që ta shkarkojë nga pozita e Konsullit

Maqedonia

Blerim Reka reagon për përfshirjen e Selmanit në fushatë, letër Tiranës që ta shkarkojë nga pozita e Konsullit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 17:14
Blerim Reka, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Blerim Reka, kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar në lidhje me përfshirjen në fushatë të Imer Selmanit, Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë me seli në Manastir.

“Në konventën e kandidatit të LSDM-së, që u mbajt mbrëmë në Shkup, Imer Selmani me fjalimin e tij qendror prezentoi dhe mbështeti kandidaturën e Stevo Pendarovskit, me çka u përcaktua politikisht, ndërkohë që ushtron funksion konsulor”, thuhet në reagimin e shtabit të prof.dr. Blerim Reka, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministrit të jashtëm Gent Cakaj dhe ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

“Keqpërdorimi politik i pozitës së Konsullit të Nderit të Republikës së Shqipërisë, për interesa personale, nuk i bën nder as Republikës së Shqipërisë, as Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe as qytetarëve të këtij vendi. Për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Z. Fatos Reka, kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit.”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat