Në vitin 2021, Maqedonia do të heqë roamingun me Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë, dhe Malin e Zi

Maqedonia

Në vitin 2021, Maqedonia do të heqë roamingun me Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Shqipërinë, dhe Malin e Zi

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:34
Arkiv

Maqedonia Veriore nënshkroi marrëveshje për të shfuqizuar plotësisht roamingun me Serbinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën. Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, dhe ministrat e linjës nga Ballkani Perëndimor në kuadër të samitit të dytë digjital në Beograd.

“Sipas marrëveshjes, ulja e çmimeve do të fillojë këtë verë dhe do të hiqet plotësisht në mes të vitit 2021. Siç tha komisionarja e BE-së Maria Gabriel, kjo marrëveshje ishte një parakusht për fillimin e një procedure për të hequr roamingun me BE. Pasi roamingu midis vendeve të Ballkanit Perëndimor të shfuqizohet plotësisht, kjo do të ndodhë edhe me vendet e BE-së, që do të thotë se rajoni do të integrohet digjitalisht në Evropë shumë më shpejt se sa politikisht”, tha ministri Mançevski.

U ra dakord që javën e ardhshme një organ i veçantë rregullator të mbajë takim për të përcaktuar çmimet e reduktuara nga korriku i këtij viti, së pari të internetit, dhe pastaj edhe në biseda dhe gradualisht të zvogëlohen çmimet deri në heqjen e plotë në vitin 2021.

Siç thotë Ministri Mançevski, muajin e ardhshëm, Maqedonia Veriore dhe Serbia do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Njohjen e Dokumenteve Elektronike dhe Certifikatave Digjitale.

“Kjo është me rëndësi të madhe për qytetarët dhe mbi të gjitha për kompanitë, sepse do të jetë shumë më e lehtë të komunikosh dhe të hapësh derën për një projekt të përbashkët, të njoftuar tashmë nga Presidenti serb dhe Kryeministri Zoran Zaev, dhe që është heqja e ndalesave të kufirit doganor mes dy vendeve”, tha Mançevski.

Në Samit u mbajtën diskutime dhe u vendos krijimi i një qendre rajonale të trajnimit për sigurinë kibernetike, selia e së cilës duhet të jetë në Shkup, dhe do të financohet në samitin e radhës në Tiranë.

Samiti i dytë dixhital në Beograd u hap nga kryeministrja serbe Ana Bernabiq, me pjesëmarrjen e Komisionerit të BE për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Maria Gabriel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, Hawlin Gjao.

Takimi dy-ditor ndiqet nga 3.000 përfaqësues të industrisë së IT dhe ekonomisë së 30 ekonomive nga Ballkani Perëndimor, Evropa dhe bota, duke përfshirë edhe shumë ekspertë nga Maqedonia Veriore.

Brenda Samitit, i cili parashikon 200 folës, kompanitë e IT në rajon kanë mundësinë të paraqesin veten, të shkëmbejnë ide dhe të ofrojnë sugjerime për avancimin e sektorit të TIK në këtë pjesë të Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat