Siljanovska: Do t’iu japim fund punësimeve partiake

Maqedonia

Siljanovska: Do t’iu japim fund punësimeve partiake

Më: 4 prill 2019 Në ora: 20:13
Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova, e mbështetur prej VMRO-DPMNE-së, nga Kavadari ka porositur se si presidente do ti vendos fund punësimeve partiake dhe politike. Madje edhe personave të cilët kanë ndikim për punësim në ato institucione. Ajo ka thënë se në shtet me sistem parlamentar, presidenti nuk ka funksione të fuqishme, por se do të jetë arbitër neutral për të udhëzuar dhe paralajmëruar, për shkak se, pushteti i presidentit lidhet me popullin, transmeton Alsat M. 

“E di se pas fitores në zgjedhjet presidenciale bashkë me shumicën e re parlamentare do të ecim duke e ndërtuar Evropën këtu. Edhe Evropa këtë do ta njohë. Bashkimi Evropian është Bashkim i bazuar në vlera, në sundimin e së drejtës, të Demokracisë, të përgjegjësisë, të qytetarëve të barabartë, e ekonomisë së prosperitetit, e luftës me klientelizmin, nepotizmin dhe terrorizmit. Ndërsa ne atje mund të arrijmë shumë më shumë”-theksoi Gordana Siljanovska, Davkova, kandidate për president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat