OSBE kërkon zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Maqedonia

OSBE kërkon zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:26
Zaev sot priti Komisionerin e lartë të OSBE-së për Minoritetet, Lamberto Zannier

Kryeministri Zoran Zaev sot priti Komisionerin e lartë të OSBE-së për Minoritetet, Lamberto Zannier. Siç njoftojnë nga shtypi qeveritar, ata diskutuan zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, me të cilën u mbyllë kornizën ligjore të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa Zaev theksoi se marrëveshja hyri në preambulën e Kushtetutës si legjislacion që rregullon përdorimin e gjuhëve e të gjitha bashkësive etnike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zaev gjithashtu informoi për përgatitjen e strategjisë kombëtare për zhvillimin e konceptit për një shoqëri dhe interkulturalizmin, si një dokument strategjik mbi çështjet e multikulturalizmit dhe komunikimeve ndërkulturore, në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Evropës, të cilat u theksuan në raportin e fundit të Komisionit Evropian të vitit 2018.

Vëmendje e veçantë, tha Kryeministri Zaev në takim, në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet zhvillimit të konceptit të arsimit të integruar, për të cilin vendi ynë merr përkrahje jashtëzakonisht të rëndësishme nga OSBE, siç ishte rasti në procesin e miratimit të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi , i cili u përgatit me ndihmën e ekspertëve nga OSBE dhe BE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat