Mbi një e treta e vendeve anëtare e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Mbi një e treta e vendeve anëtare e kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Më: 5 prill 2019 Në ora: 08:49
Ilustrim

Siç deklaroi të mërkurën edhe ambasadori slloven në vend Milan Jazbec, deri tani nuk ka ndodhur asnjë vend të ketë aq shumë ratifikime të protokollit për inkuadrim në Aleancë për vetëm një muaj e gjysmë, siç ka ndodhur me Maqedoninë. Për të, ky është momenti më i mirë për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO sepse ky është vit simbolik, kur shënohet 70 vjetori i ekzistimit të Aleancës Veriatlantike.

E para që e ka ratifikuar protokollin ishte Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania, Danimarka dhe dje Polonia dhe Sllovakia.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo në gala mbrëmjen në Washington me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike, tha se Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Për herë të parë, në takimin dyditorë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtarja e ardhshme e 30-të, e përfaqësuar përmes shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalim para Kongresit Amerikan me rastin e 70-të vjetorit të krijimit të Aleancës, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me mbështetje të SHBA-së dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e Lidhjes ushtarake veriatlantike.

Ndërsa ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizov në një intervistë për “Izvestia” vlerëson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa zgjerimi i Aleancës ta rrezikojë sigurinë evropiane, vlerëson.
Sipas Çizovit, zgjerimi i NATO-s është përpjekje për ballafaqim me sfidat e shekullit 21, por me mjetet dhe mekanizmat janë krijuar nga mesi i shekullit 20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat