Maqedoni, dorëzohen nëntë padi penale për të dyshuarit për shkaktimin e zjarreve

Maqedonia

Maqedoni, dorëzohen nëntë padi penale për të dyshuarit për shkaktimin e zjarreve

Më: 5 prill 2019 Në ora: 15:26
Foto Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot informoi se deri tani MPB ka dorëzuar nëntë padi penale për personat e dyshuar për zjarrvënie.

Ai tha se ka dyshime serioze se përveç interesave të biznesit, ndodhin zjarre edhe nga pakujdesia, megjithatë edhe për arsye politike.

“Konkretisht, konsiderojmë se ajo që ndodhi në sallën ‘Boris Trajkovski’, është zjarr i qëllimshëm, duke konsideruar se këtu do të mbahet konventa e njërës parti politike. Seriozisht punojmë në detektimin e rasteve. Gjitha informacionet të cilat i marrim, shkojnë në atë drejtim se është e mundur të ketë përzierje politike”, deklaroi Spasovski pas shënimit të sotëm të 15 vjetorit të Qendrën Rajonale MARRI.

Ai bëri apel tek qytetarët që të përmbahen nga shkatërrimi i natyrës dhe nga çdo motiv që shkakton zjarre dhe shkatërrime në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se për këto veprime ka përgjegjësi serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat