Trupat e aksidentit në “Majën e Selanikut” dërgohen në Bullgari

Maqedonia

Trupat e aksidentit në “Majën e Selanikut” dërgohen në Bullgari

Më: 5 prill 2019 Në ora: 18:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Trupat e familjes bullgare, që humbën jetën në aksidentin e aeroplanit do të kthehen në vendin e tyre. Këtë e tha NOVA bullgare pas njoftimit nga prokuroria publike e Shkupit.

Identiteti i të vdekurve të aksidentit në “Majën e Selanikut” është vërtetuar. Dje familjet e tyre dhanë mostrat e ADM-së në mjekësinë ligjore të Maqedonisë.

Aksidenti ndodhi më 2 prill në malin Jakupica. Arsyeja kryesore e rrënimit të aeroplanit privat sipas njoftimeve ishin kushtet e liga.

Muajin e ardhshëm, 20 prokurorë dhe ekspertë do të diskutojnë dhe do të shqyrtojnë të gjitha dëshmitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat