Sheqerinska: Orkestrat e ushtrive të Greqisë dhe shteteve tjera intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Sheqerinska: Orkestrat e ushtrive të Greqisë dhe shteteve tjera intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut

Më: 5 prill 2019 Në ora: 21:11
Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska nëpërmjet rrjetit sociale “Facebook” shkroi se orkestra e Greqisë dhe shteteve tjera intonuan himnin e Maqedonisë së Veriut.

“Orkestrat ushtarake të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë, Greqisë, ShBA-ve, Mbretërisë së Madhe dhe Sllovenisë bashkërisht intonuan himnet e Maqedonisë së Veriut dhe të NATO-s.”, shkroi ministrja Sheqerinska.

Gjatë vizitës së kryeministrit Alexis Tsipras nuk u intonuan himni i Maqedonisë së Veriut. Nga opozita maqedonase akuzuan pushtetin për këtë ndërsa nga LSDM thanë se për shkak të vonesës së Tsiprasit himni nuk është intonuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat