Ali Ahmeti: Fetnetja ishte e përkushtuar për liri dhe pavarësi

Maqedonia

Ali Ahmeti: Fetnetja ishte e përkushtuar për liri dhe pavarësi

Më: 5 prill 2019 Në ora: 22:40
Fetnete Ramosaj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve për ndarjen nga jeta të Fetnete Ramosajt.

“Me hidhërim të thellë pranova kumtin e ikjes nga kjo jetë e Fetnete Ramosajt, pjesëtare e komandës së zonës operative të Dukagjinit, ndihmëse e komandantit për informim në zonën përkatëse. Fetnetën e njoh si një luftëtare, zonjë intelektuale dhe krijuese e shumë veprave, trime dhe atdhetare, e përkushtuar për liri dhe pavarësi”, shkroi Ahmeti.

Ai shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Ramosaj dhe më të afërmve si dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

“I qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën aq shumë e deshi”, përfundoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat