Regjistrohen 71 raste të reja të fruthit në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 71 raste të reja të fruthit në Maqedoni

Më: 6 prill 2019 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Javën e kaluar janë regjistruar raste të reja e të infektuarve nga fruthi, deklarojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Deri më tani janë paraqitur 71 raste me simptoma të fruthit.

Nga numri i përgjithshëm i personave të paraqitur, 35 raste janë nga Shkup, me çka rreth 65 për qind e tyre nuk kanë marrë vaksinim të plotë.

36 të sëmurë tjerë janë nga qytete tjera të vendit. Epidemi aktive të fruthi për momentin ka në gjashtë qendra shëndetësore, Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kërçovë dhe Strugë.

Që nga fillimi i epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar e deri më sot janë regjistruar 835 raste të fruthit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat