Stoilkovski: Funksionarët nuk dorëzojnë informacione në Antikorrupsion për punësimin e të afërmve të tyre

Maqedonia

Stoilkovski: Funksionarët nuk dorëzojnë informacione në Antikorrupsion për punësimin e të afërmve të tyre

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:58
Naum Stoilkovski

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski akuzoi zyrtarët e LSDM-së për fshehjen e informacioneve nga Komisioni për Antikorrupsion dhe se për më shumë se një muaj nuk japin përgjigjen se cilët të afërm dhe ku janë të punësuar.

“Nga Komisioni kanë kërkuar një listë, informacione për 23 persona, për të afërmit me mbiemra të njohur, dhe në lidhje me nepotizmin, ndërsa Antikorrupsioni ka siguruar informacione vetëm për katër nga 23 funksionarë të kërkuara. Pra, me kërkesë të Antikorrupsionit, të paktën 19 funksionarë qeveritarë nuk japin informacion mbi punësimin e të afërmve të tyre, për nepotizëm të mundshëm. Nëse nuk ka ligj për ta, kjo do të thotë se asgjë nuk është e detyrueshme për ta, nuk ka shtet, nuk ka institucione që mund t’i dënojnë ata”, tha Stoilkovski.

Ai tha se është konstatuar se Komisioni Shtetëror nuk ka informacionet e kërkuar.

Nga opozita rekomandojnë që Komisioni për Antikorrupsion duhet të tregojë integritet, të njoftojë publikisht se cilët zyrtarë të LSDM-së refuzojnë të përgjigjen dhe t’i dorëzohen aplikimet e reja lidhur me punësimin e të afërmve të tyre. Ata kërkojnë nga Antikorrupsioni të ngritin procedurë kundërvajtëse kundër këtyre personave që nuk paraqesin informacione në kundërshtim me ligjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat