Shoqata e hotelerive të Maqedonisë kundër legalizimit të kanabisit në qendrat turistike

Maqedonia

Shoqata e hotelerive të Maqedonisë kundër legalizimit të kanabisit në qendrat turistike

Më: 6 prill 2019 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Shoqata e hotelerive pas mbledhjes së sotme thanë se janë kundër liberalizimit të mariuhanës në qendrat turistike.

Nga Shoqata e hotelerive kanë ardhur në përfundim se nuk është e pranueshme që të legalizohet përdorimi i mariuhanës në rajonin e Ohrit dhe Strugës për shkak të rritjes së të ardhurave në turizëm

“Në fund të takimit ne si Shoqatë konstatojmë se nuk është e preferuar për rajonin e Ohrit dhe Strugës. Vlerësojmë se nuk është ende momenti për këtë dhe se duhet të orientohemi ndaj prioriteteve tjera”, tha Krste Bllazheski, për televizionin “Sitel”.

Nga atje thonë se më shumë do të humbnin se sa do të fitonin me liberalizimin e kanabisit në qendrat turistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat