Dita e shtatë e fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Dita e shtatë e fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Më: 7 prill 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Kandidatët për president të Maqedonisë sw Veriut, edhe sot e vazhdojnë fushatën dhe në takime me qytetarë, do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

Në ditën e shtatë të fushatës, Blerim Reka, i cili mbështetet nga Aleanca për shqiptarët dhe BESA, do të ketë takim me qytetarët e Kumanovës.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova do të mbajë tubime në Radovish dhe Strugë.

Paraprakisht në Shkup, do ta vizitojë tregun në Çento, ndërkaq do të tkaohet edhe me pensionistë në lagjen Hipodrom. Ajo do ta vizitojë stendën qytetare të fushatës së saj në parkun Aerodrom afër aeroplanit të vogël, pas çka do të takohet me përfaqësues të Koalicionit O2 në “Trend Gastro”.

Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski do të ketë takime me qytetarët në Saraj, Çair, Kisella Vodë dhe Karposh. Pendarovski do të flasë në tribunat me qytetarët në Çair dhe në Kisella Vodë, ndërsa në mbrëmje në tribunën qytetare në komunën Karposh.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka pason heshtja 24-orëshe para ditës së votimit.

Tre kandidatët për president të vendit premtuan fushatë të drejtë dhe të qetë me vizita në pothuajse të gjitha vendbanimet. Pendarovaski e filloi fushatën nga Prilepi, Siljanovska nga Ohri dhe Reka nga Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat