Oettinger: Marrëveshja e Prespës shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Oettinger: Marrëveshja e Prespës shumë e rëndësishme për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:41
Gunther Oettinger

Marrëveshja e Prespss ishte e shkëlqyer dhe Cipras është një fitimtar, deklaroi sot eurokomisioneri për Buxhetin, Gunther Oettinger në një intervistë për agjencinë greke të lajmeve, ANA.

“Cipras bëri diçka historike. Marrëveshja e Prespës është një garanci për një marrëdhënie të thellë dhe paqësore”, deklaroi Oettinger në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Agjencive Europiane të Lajmeve, ku ai ishte i ftuar special.

I pyetur nëse Marrëveshja e Prespes mund të shërbejë si shembull për zgjidhjen e konflikteve të tjera rajonale, Oettinger u përgjigj se “nuk ka shumë konflikte rajonale, ndoshta vetëm ai i Qipros”.

”Normalizimi i marrëdhënieve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut ishte shumë e rëndësishme për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Oettinger.

“Unë isha edhe në konferencën ndërkombëtare të Mynihut për Sigurinë ku dy kryeministrat, Cipras dhe Zaev u nderuan me çmimin ‘Ewald von Kleist’, një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë Europën”, shtoi eurokomisioneri për Buxhetin, Gunther Oettinger. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat