Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni

Maqedonia

Dita ndërkombëtare e romëve, ditë pushimi për romët në Maqedoni

Më: 8 prill 2019 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Dita ndërkombëtare e romëve sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënohet me ngjarjen e titulluar “Sfidat dhe perspektivat e romëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut” në organizimin e shoqatës qytetare “Romaverzitas”.

Siç është njoftuar, kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani do të kenë fjalime të tyre.

Është parashikuar të ketë fjalim edhe Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Nadir Rexhepi, drejtor i Fondit Arsimor Rom.

Përndryshe, ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se në pajtim me Ligjin për festa, 8 prilli është ditë jo pune për qytetarët që i përkasin kësaj bashkësie në Maqedoninë e Veriut.

Dita ndërkombëtare e romëve, 8 prilli zyrtarisht është shpallur më 1990 në Kongresin botëror të Lidhjes ndërkombëtare të romëve në Poloni. Në atë kongres të romëve nga 14 shtete u sollën vendime për flamurin, himnin dhe shpalljen e gjuhës rome dhe vendosjen e termit rom. Në kongresin e parë të romëve në Londër në vitin 1971, gjuha rome është deklaruar si gjuhë zyrtare e të gjithë romëve në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat