Sela me fjalët e Ismail Qemalit: Shqiptar, bir shqiptari voton Blerim Rekën

Maqedonia

Sela me fjalët e Ismail Qemalit: Shqiptar, bir shqiptari voton Blerim Rekën

Më: 8 prill 2019 Në ora: 12:05
Ziadin Sela

Kryetari i partisë Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen me 21 maj, ka bërë një fjalim emocionues për kandidatin e vetëm shqiptar për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Rekën.

Sela gjatë fushatës elektorale në Strugë, bëri thirrje që të gjithë shqiptarët ta votojnë Blerim Rekën dhe numrin 1, në garën për president të vendit.

Ai zgjodhi fjalët e famshme të Ismail Qemalit nga filmi Nëntori i Dytë.

Blerim Reka është i vetmi kandidat shqiptar i cili deri më tani ka mbështetjen e dy partive shqiptare, Aleancës për Shqiptarët dhe Besës.

Ndërsa partia më e madhe shqiptare, BDI, publikisht ka mbështetur kandidatin konsensual të qeverisë, Stevo Pendarovski, anëtar i partisë LSDM.

Ndërsa opozita e maqedonasve ka kandiduar Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është e para kandidate grua për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat