BDI: Vota për presidentin konsensual, përshpejton rrugën drejt BE dhe NATO

Maqedonia

BDI: Vota për presidentin konsensual, përshpejton rrugën drejt BE dhe NATO

Më: 8 prill 2019 Në ora: 19:08
Ali Ahmeti

Ai gjatë fushatës në Komunën e Bogovinës theksoi se me fitoren e kandidatit të përbashkët qeveritar Stevo Pendarovski fiton Republika e Maqedonisë së Veriut, NATO dhe Bashkimi Evropian.

“Ne kemi detyrime që të përshpejtojmë rrugën drejt anëtarësimit  në Bashkimin Evropian brenda pesë viteve edhe atë duke qenë të suksesshëm në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, sundimit të së drejtës, reformat të mirëfillta në të gjitha sferat deri tek administrata publike dhe ajo shtetërore,” tha Ahmeti.

Shefi i shtabit zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, Izet Mexhiti para banorëve të Bogovinës dhe fshatrave që gravitojnë në këtë Komunë potencoi se gjatë kësaj jave të fushatës është bërë më e qartë ideja e kandidatit konsensual për president shteti, një ide e plasuar e kahmotshme nga kryetari i BDI-së.

“Ashtu siç frymon shqip parlamenti, frymon shqip, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duam që edhe presidenca të jetë në frymën e njëjtë, pasi duam që të kemi një president që të ndihmoj proceset euro-integruese dhe jo siç është presidenti i tanishëm Ivanov. Bëjmë thirrje që të komunikohet me qytetarët me qëllim që të zbërthehet ideja e presidentit konsensual të zbërthehet ideja se nuk jemi të interesuar vetëm për të marr pjesë, për ta djegur dikë politikisht por thjesht jemi të interesuar që të lëviz vendi drejt NATO-s dhe BE,” tha Mexhiti.

Ndryshe, Stevo Pendarovski si kandidat i përbashkët qeveritar për president, në fletëvotim do të garojë me logon të LSDM-së. Gordana Siljanovska do të garojë me logon e VMRO-DPMNE-së, ndërsa Blerim Reka do të garojë me logon e tij, ku të bashkangjitura do të jenë edhe logot e Aleancës për Shqiptarët dhe të Lëvizjes Besa, të dy partitë që e përkrahin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat