Takimi Danko-Xhaferi: Procesi integrues i RMV-së duhet të vazhdojë përskaj çështjes së Brexiti

Maqedonia

Takimi Danko-Xhaferi: Procesi integrues i RMV-së duhet të vazhdojë përskaj çështjes së Brexiti

Më: 9 prill 2019 Në ora: 14:00
Takimi Xhaferi - Danko

Në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të vendeve kandidate për anëtarësim, që mbahet në Vjenë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me Kkryetari i Këshillit Nacional të Republikës Sllovake, Andrej Danko.

Andrej Danko e përshëndeti arritjen eMarrëveshjes me Greqinë si hap të guximshëm, strategjik dhe si sinjal të qartë për bashkësinë ndërkombëtare se vendi është i gatshëm të ballafaqohet me sfida. Sa i takon zgjerimit të Bashkimit Evropian, kryetari Danko shprehu mbështetje për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe potencoi se procesi duhet të vazhdojë edhe përskaj problemeve të brendshme të BE-së, siç është Brexiti.

Gjatë takimit, Xhaferi shprehu mirënjohje për mbështetjen bilaterale të hapur dhe të vazhdueshme, veçanërisht për ratifikimin e protokollit për anëtarësim të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, gjë për të cilën javën e kaluar votoi shumicë tejet e madhe në Radën Popullore të Sllovakisë.

Kryetari Xhaferi kërkoi përkrahje nga kolegu i vet në drejtim të marrjes së datës për fillimin e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti, si impuls i fuqishëm për vazhdim në kursin reformues.

Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan si të suksesshëm edhe bashkëpunimin në raport me krizën migrante a me qëllim të përparimit të bashkëpunimit bilateral, kryetari Xhaferi drejtoi ftesë për kolegun Danko që në periudhën e ardhshme ta vizitojë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat