Këshilli i Etikës dhe SHGM kërkojnë vëmendje gjatë informimit të rasteve të vetëvrasjeve

Maqedonia

Këshilli i Etikës dhe SHGM kërkojnë vëmendje gjatë informimit të rasteve të vetëvrasjeve

Më: 9 prill 2019 Në ora: 19:49
Ilustrim

Këshilli për Etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve Maqedoni (SHGM), me rastin e informimit të rasteve vetëvrasëse, bënë thirje deri tek gazetarët që të respektojnë standardet dhe normat etike dhe të jenë të përmbajtshëm nga informacionet sensacionale.

“Kujtojmë nenin 7 të Kodit të gazetarëve, sipas të cilit, gazetari do të respektojë privatësinë e personit, përveç kur është në kundërshtim me interesin publik. Gazetari është i detyruar të respektojë dhembjen dhe pikëllimin personal”. Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu kujtojmë detyrimin e mediave të përfshira në nenin 8 të Kodit, sipas të cilit “mënyra e informimit në rastet e aksidenteve duhet të jetë e lirë nga sensacionalizmi”, thonë nga SHGM dhe KEMM.

Nga atje thonë se këto nene të Kodit tregojnë qartë detyrimin e gazetarëve për të raportuar raste vetëvrasëse vetëm në rastin e interesit të gjerë publik ose, kur është fjala për figurat publike, me qëllim të informimit objektiv të publikut dhe shmangies së mundshme të spekulime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat