Vetëm një shqiptar punon në orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Maqedonia

Vetëm një shqiptar punon në orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë

Më: 9 prill 2019 Në ora: 20:18
Pamje nga video

Sihana Jakupi është shkarkuar nga Orkestra e Operës dhe Baletit të Maqedonisë.

Ajo tani punon si mësues i muzikës në shkollën e mesme në Saraj.

Ajo thotë se padrejtësisht nuk ishte pranuar në konkursin e fundit të OBM. Rastin po e shqyrton gjithashtu edhe Ministria e Kulturës.

“Rastin nuk do ta lë kështu. Pas zgjedhjeve do të dorëzojë kërkesë deri tek Ministria që vendi im të hapet…nëse nuk mund të kthehem aty ku kam qenë, do të kërkojë që të hapet vend i ri i punës për mua sepse e meritojë atë vend sepse është i imi. Mua më ftojnë në Operën dhe Baletin e Shqipërisë. Do të luaj me tre tenorë si mysafire e veçantë. Është për të ardhur keq që unë nuk mund ta përfaqësojë vendin tim”, tha Jakupi.

Drejtori i OBM-së, Vaso Ristov, tha se komisioni kompetent vendosi që Sihana të mos jetë pjesë e orkestrës. Ai thotë se edhe shqiptarët janë të përfaqësuar në këtë institucion dhe se nuk bëhet fjalë për diskriminim.

Por në Operën dhe Baletin e Maqedonisë janë të punësuar 213 persona në orkestër, kor dhe solo. Në listë figuron vetëm Valon Ademi si shqiptarë, i cili luan në violinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat