Kryetarët e Kuvendeve anëtare të BE-së: Marrëveshja e Prespës shembull për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore

Maqedonia

Kryetarët e Kuvendeve anëtare të BE-së: Marrëveshja e Prespës shembull për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore

Më: 9 prill 2019 Në ora: 21:22
Ilustrim

Kryetarët e Kuvendeve anëtare të BE-së sot votuan për vazhdimin e procesit për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimorë si një kontribut për siguri dhe stabilitet.

Në përfundim të konferencës dy ditore të mbajtur në Vjenë, ata i kërkuan nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të vazhdojnë me reformat.

“Mbajtja e perspektivës evropiane për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor është një investim në paqe, demokraci dhe siguri”, thuhet në dokument.

Në përfundim të konferencës veçanërisht u përshëndet marrëveshja e Prespës të nënshkruar në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila mund të shërbejë si shembull për forcimin e marrëdhënieve fqinjësore në mes vendeve të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat