Mickoski: Nëse kandidatja jonë nuk kalon në raundin e dytë, unë do të votoj

Maqedonia

Mickoski: Nëse kandidatja jonë nuk kalon në raundin e dytë, unë do të votoj

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:22
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, dje në një emision në Alsat, ka folur për zgjedhjet presidenciale, Prokurorinë Speciale, si dhe çështjet tjera politike në vend.

Mickoski tha se nëse Gordana Siljanovska nuk shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ai do të dalë në votime në rrethin e dytë, por nuk tregoi se cilin nga kandidatët do ta mbështet partia e tij.

“Nëse kandidati jonë nuk e kalon raundin e parë, atëherë me të vërtetë do të kem detyrë të rëndë para vetes dhe do të duhet të mendoj shumë, rrënjësisht. Por, gjithsesi do të votoj, nëse kjo është pyetja juaj, të jem më i drejtpërdrejt, absolutisht, gjithsesi do të dal të votoj”, tha Mickoski.

I pyetur për ndryshimin e emrit të shtetit, Mickoski tha se asnjëherë nuk do ta përdorë emrin e ri kushtetues.

“Asnjëherë nga unë nuk keni për të dëgjuar emrin e vendit tonë me prapashtesë. Ne nuk u betuam e më pas të ndërrojmë mendje, ne ishim të zëshëm dhe të qartë dhe thamë, të nderuar qytetar të Republikës së Maqedonisë, ne do të bisedojmë, po, marrëveshja është e domosdoshme me fqinjin tonë jugor, por vijat tona të kuqe janë këto dhe këto”, tha mes tjerash Mickoski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat