Pendarovski dhe Reka në rajonin e Tetovës, Siljanovska në Shkup

Maqedonia

Pendarovski dhe Reka në rajonin e Tetovës, Siljanovska në Shkup

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:06
Qeveria e Kosoves

Kandidatët presidencialë edhe sot në takime me qytetarët, në tribuna dhe në mitingje e vazhdojnë fushatën me prezantimin e programeve dhe koncepteve  të tyre.

Në ditën e dhjetë të fushatës, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova sot do të mbajë tubime në komunat e Butelit dhe Karposhit në Shkup

Karvani qendror i koalicionit “Së bashku përpara!” gjatë ditës së sotme do të jetë në takime me qytetarët e Jegunovcit, Tearcës, Bërvenicës dhe Tetovës. Pas takimeve me qytetarë dhe tribunat qytetare në këto tre komuna, Pendarovski në mbrëmje  do të ketë fjalim në tubimin që do të mbahet në sheshin e qytetit  në Tetovë.  Përveç Pendarovskit, në tubim do të mbajë fjalim edhe kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Kandidati presidencial Blerim Reka  i cili ka përkrahjen e BESË-s dhe Aleancës së Shqiptarëve, për sot  do të ketë takim me  mjekët e Qendrës klinike “Nënë Tereza, duke filluar nga zyra e Arben Taravarit. Në mbrëmje do të ketë takim me qytetarët në Bërvenicë.

Në  fushatën e deritanishme midis temave kryesore të kandidatëve ishin qëndrimet për Marrëveshjen e Prespës, problemin me emigrimin e të rinjve, perspektivat për anëtarësim të vendit në NATO dhe në BE, por edhe tema politike ditore.

Sipas paralajmërimeve nga shtabet zgjedhore, Siljanovska Davkova do të paraqitet në tubimin qendror në Shkup fundjavën e ardhshme më 13 prill, ndërsa një ditë më vonë, më 14 prill, tubim qendror do të ketë edhe Pendarovski. Reka do të ketë konventën përmbyllëse në datën 18 të këtij muaji.

Fushata zyrtarisht filloi më 1 prill, ndërsa do të zgjasë deri më 19 prill pas çka vijon heshtje zgjedhore 24 orëshe para ditës së votimit më 21 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat