Tevdovski në “Bush School of Government” në Teksas të ShBA-ve do të flasë për përparimin e vendit

Maqedonia

Tevdovski në “Bush School of Government” në Teksas të ShBA-ve do të flasë për përparimin e vendit

Më: 10 prill 2019 Në ora: 10:12
Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot do të flasë në “Bush School of Government and Public Service” në universitetin e Teksasit.

Siç njoftojnë nga ministria e Financave, bëhet fjalë për një ndër shkollat më të mira të ranguara në ShBA për administratë publik, marrëdhënie ndërkombëtare dhe politikë të jashtme.

Tema në të cilën do të flasë Tevdovski do të jetë për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe pse kjo është e rëndësishme për perëndimin.

Në kudër të temës, si vendi jostabil, mund të bëhet shembull për zgjidhjen e konflikteve, ministri do të flasë edhe për sfidat dhe shfrytëzimin e momentit që të rritet zhvillimi ekonomik dhe të rritet standardi.

Në “Bush School Government” fjalime dhe ligjërata kanë mbajtur guvernatorë, kongresistë, senatorë, ambasadorë dhe profesorë të njohur. Për këtë arsye është mundësi e shkëlqyer për promovimin e vendit tonë, si dhe për reformat dhe përpjekjet që bëhen në drejtim të integrimeve euroatlantike dhe zhvillim ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat