Jazbec: Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet për vendin dhe mundësi për zhvillim ekonomik

Maqedonia

Jazbec: Anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet për vendin dhe mundësi për zhvillim ekonomik

Më: 10 prill 2019 Në ora: 15:41
Milan Jazbec

“Zgjerimi i NATO-s në rajon mund të jetë mundësi e parë dhe e vetme për Ballkanin që më në fund të arrijë paqe, stabilitet dhe prosperitet. Anëtarësimi në NATO për Maqedoninë e Veriut do të thotë stabilitet për vendit, mundësi për zhvillim ekonomik dhe të jetë pjesë e një sistemi të madh të një mbrojtje kolektive dhe parandaluese të konflikteve mes vendeve”, porositi sot ambasadori i Sllovenisë, Milan Jazbec.

Ambasada e Sllovenisë nga një janari i këtij viti është ambasadë kontakti i NATO-s në Maqedoninë e Veriut. Jazbec, duke pasur parasysh rritmin e shpejtë të ratifikimit të protokollit për anëtarësimin në NATO theksoi se pret që mandati i tij dy vjeçar të përfundojë më shpejt.

“Gjatë dy muajve 11 nga 29 shtete e ratifikuan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe nga këtu pres që mandati im të përfundojë më shpejtë nga mandati i paraparë”, tha Jazbec.

Ai rikujtoi se Sllovenia ka qenë vendi i parë që hapi ambasadë në Maqedoninë e Veriut dhe e para nga vendet që ratifikoi protokollin për anëtarësimin në NATO.

“Kjo tregon mbështetjen e fuqishme nga Sllovenia”, deklaroi Jazbec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat