Padi penale kundër një personi nga Velesi, dyshohet për mashtrim kompjuterik

Maqedonia

Padi penale kundër një personi nga Velesi, dyshohet për mashtrim kompjuterik

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:48
Ilustrim

Padi penale për mashtrim kompjuterik do të ngritet kundër A.T. (35)nga Velesi, të cilit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur pajisje për përdorimin e aktiviteteve ilegale.

Për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “mashtrim kompjuterik”, Sektori për krim kibernetikë në kuadër të MPB-së sot ka kontrolluar objektet e qëndrimit të T.A. në rrugën “23 Tetori” në Shkup dhe në rrugën “Orce Martinov” në Veles.

“Gjatë kontrolleve janë zbuluar sende që kanë origjinë dhe janë të ndërlidhura me veprën penale, dhe atë pajisje hyrës GSM, një pajise për lidhjen e mjeteve, një mjet simbol 38 SIM-kartelë dhe një telefon celular nga i cili janë kryer aktivizimi i kartelave. Kundër T.A. do të ngritet padi penale deri tek prokuroria kompetente për kryerjen e veprës penale mashtrim kompjuterik”, deklarojnë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat