Avancohen negociatat e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Maqedonia

Avancohen negociatat e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 08:46
Ilustrim

Në Sofje sot vazhdojnë bisedimet e Komisionit të përzier të ekspertëve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Agjencia bullgare “BGNES”, duke iu referuar deklaratës së bashkëkryetarit të Komisionit nga pala bullgare Angel Dimitrov, njoftoi se të dyja palët kanë arritur harmonizim për festimin e iluministëve Kiliri dhe Metodi.

Dimitrov deklaroi se është arritur harmonizim edhe për rolin e Bullgarisë në kontekst të veprës së iluministëve nga Selaniku, si dhe për ruajtjen dhe zhvillimin e asaj që ata e kanë bërë së bashku me nxënësit e tyre.

Drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgjiev, i cili e kryeson ekipin e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi se edhe arritur avancim serioz vetëm për disa muaj, veçanërisht rreth mosmarrëveshjeve historike midis dy vendeve në periudhën e viteve të 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar.

“Ne vetëm për gjashtë-shtatë muaj ia dolëm në disa çështje nga e kaluara për t’i parë nga një aspekt tjetër”, deklaroi Gjorgjiev dhe shtoi se vështirësitë vijnë nga stereotipat e imponuar ndër vite.

Sipas Gjorgjiev, gjeneratat e ardhshme do të mund të shkojnë në personat historik si në një pjesë nga civilizimi i përgjithshëm e jo ata të ndahen në, siç tha, ashtu dhe kështu. Ai informoi se janë këmbyer mendime me palën bullgare për çështje nga periudha antike dhe të shekullit të mesëm, të cilat sipas tij, mund të ndryshojnë.

Dimitrov komentoi se suksesi në Komision do të arrihet atëherë kur “mënyrë të qëndrueshme do të thuhet e vërteta historike”. Ai theksoi se mosmarrëveshjet kanë të bëjnë në librat për shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut.

Pritet që sot në fund të takimit dyditor në Sofje, Dimitrov dhe Gjorgjiev të kenë takim të përbashkët me gazetarët në të cilin do të informojnë për rezultatet nga bisedimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat