Staffansson në takim me Janevën: Partitë dhe Kuvendi duhet të zgjidhin çështjen e PSP-së

Maqedonia

Staffansson në takim me Janevën: Partitë dhe Kuvendi duhet të zgjidhin çështjen e PSP-së

Më: 11 prill 2019 Në ora: 12:58
Mats Staffansson

Ambasadori i Suedisë në Shkup Mats Staffansson, sot ka realizuar takim me prokuroren speciale Katica Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj.

Staffansson tha se qeveria suedeze lartë e vlerëson punën e PSP-së dhe shtoi se vazhdimi i hetimeve të deritanishme, aktakuzave dhe lëndëve duhet të sigurohet.

“Marrëveshja e Prespës me Greqinë e cila u ratifikua, njëherë e përgjithmonë e zgjidh çështjen e emrit, duke i treguar botës se Ballkani mund të gjenerojë stabilitet dhe energji pozitive. Gjithsesi, akoma ekziston forcë për përballje me korrupsionin në nivel të lartë dhe për të hetuar dyshimet e keqpërdorimit të detyrës, që dalin nga përgjimet”.

“Në këtë kontekst, PSP duhet ta mbajë rolin e saj të rëndësishëm përmes sigurimit të kapaciteteve të saja dhe pavarësinë. Pasi ka ndikim të madh mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Partitë politike dhe Kuvendi duhet ta zgjidhin këtë çështje me rëndësi të madhe”, tha Staffansson.

Ndryshe, negociatat për Ligjin për Prokurorinë Publike i cili do ta zgjidh edhe statusin e PSP-së akoma nuk kanë përfunduar. Dallimet kryesore mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së janë përdorimi i “bombave” si dëshmi në procedurat gjyqësore, si dhe pavarësia e PSP-së.

Partia opozitare maqedonase konsideron që “bombat” nuk duhet të përdoren si dëshmi në rastet që janë hapur pas skadimit të afatit 18 mujor të PSP-së, si dhe thonë që Prokuroria Speciale duhet të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore dhe të mos funksionojë si e veçantë. Ndërsa nga partia në pushtet thonë që “bombat” duhet të jenë dëshmi dhe PSP-ja të vazhdojë të punojë si prokurori e veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat