Bogoev: Do ta pastrojmë deponinë te “Boris Trajkovski”, dhe më pas do ta ndërtojmë hyrjen

Maqedonia

Bogoev: Do ta pastrojmë deponinë te “Boris Trajkovski”, dhe më pas do ta ndërtojmë hyrjen

Më: 11 prill 2019 Në ora: 13:42
Stefan Bogoev

Deponia që u dogj në bregun e Lumit Vardar, afër sallës sportive “Boris Trajkovski”, do të pastrohet, dhe më pas do të ndërtojë hyrjen, kështu ka njoftuar sot kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.

“Të shtunën do të organizojmë aksion për pastrim të pjesës urbane të Karposhit. Pas këtij aksionit do të fillojmë me organizimin e një aksioni të madh, që të pastrohen mbeturinat që janë hedhur këtu me vite. Do t’i thërrasim ndërmarrjet e Qytetit të Shkupit dhe institucionet tjera, me mekanizmin e tyre dhe me fuqinë punëtore do ta pastrojmë atë deponi”, tha Bogoev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat