Xholev: Presidenti ka të drejtë të fal, Gjykata Penale nuk ka pranuar asnjë kërkesë

Maqedonia

Xholev: Presidenti ka të drejtë të fal, Gjykata Penale nuk ka pranuar asnjë kërkesë

Më: 11 prill 2019 Në ora: 14:58
Ivan Xholev

Kryetari i Gjykatës Penale në Shkup Ivan Xholev, sot tha se gjykata që ai drejton nuk ka pranuar asnjë kërkesë për falje, as nga persona të dënuar, e as nga të dënuarit.

I pyetur për raportimet e mediumeve për faljen e mundshme të Gjorge Ivanovit për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit, Xholev tha se nuk është mirë që gjykata të merr qëndrim paraprakisht për një çështje të caktuar.

“Kryetari i shtetit ka të drejtë të sjell vendim për falje, ky është fakt. Nëse vendos presidenti, atëherë gjykata do të deklarohet dhe do të vlerësojë”, tha Xholev.

Në lidhje me rastet “Trust” dhe “Tanku”, ai tha se akoma nuk janë kthyer nga Gjykata e Apelit dhe se respektohen të gjitha masat e kujdesit.

Në takim joformal me gazetarët, Xholev tha se aktgjykimet për rastin e “27 prillit” akoma nuk janë përgatitur dhe se afati për këtë sipas ligjit, është 60 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat