Burime diplomatike: “Qershori është momenti për marrjen e datës”

Maqedonia

Burime diplomatike: “Qershori është momenti për marrjen e datës”

Më: 11 prill 2019 Në ora: 15:58
Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian dëshiron storje suksesi në Ballkan, dhe ajo e Maqedonisë së Veriut është e vetmja për këtë përbërje të Komisionit, vlerësojnë burime diplomatike, kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga vendimi për marrjen ose jo të datës për fillim të negociatave për anëtarësim. Ata thonë se nëse data nuk merret në qershor vendi rrezikon shumë. Sipas tyre, nuk ka nevojë për negativitetin të cilin e përcjellin aktor të caktuar në shoqëri të cilët thonë se vendi nuk do të marrë datë në qershor. Vendimi për datën eventuale do të vijë vetëm disa javë pas publikimit të raportit të progresit për vendin nga Komisioni Evropian.

“Tani është momenti. Koha, sigurisht, është e shkurtër dhe sfiduese. Raporti i Komisionit do t’u adresohet gjërave që janë bërë në krahasim me kohën e kaluar. Mund të vërejmë ndryshime në disa sfera si marrëdhëniet me fqinjët, Parlament funksional, opozita e cila merr pjesë në punën e Kuvendit dhe në negociata për çështje të rëndësishme, etj. Kjo e dallon vendin nga vendet e tjera të rajonit. E bën unik në kuptimin pozitiv. Kur e krahason me vendet e tjera e shikon se në përgjithësi funksionon mirë. Reformat do të jenë pjesë e rëndësishme e raportit. Do të jemi në gjendje të vërejmë ndryshime dhe përmirësim. Sigurisht ka punë që mund të ishin bërë më shpejt”.

Realizimi i zgjedhjeve të drejta presidenciale është i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, vlerësojnë burimet diplomatike të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë krizë në rast se ata nuk janë të suksesshme edhe në rrethin e dytë sepse Kushtetuta parashikon ushtrimin e funksionimit të përkohshëm të presidentit nga kryeparlamentari. BE-ja nuk e mbështet bojkotin e mundshëm në zgjedhje por as nuk do ta ndëshkojë atë. Sa i takon faljes së mundshme nga ana e presidentit të të gjykuarve për 27 prillin, burimet thonë se do të ishte lëvizje me ndikime negative.

“Më 27 prill ne bëmë thirrje për përgjegjësi. Nuk do të ishte pozitive nëse shohim falje për të gjithë. E drejta ligjore e presidentit për falje është e sfiduar dhe nëse kjo ndodh, mendoj se do të ndikojë në adresimin e shtetit të së drejtës që veçmë është sferë e brishtë. Në gjyqësor nuk shohim shumë ndryshime te mentalitetit prandaj presim ligjin për Prokurorinë Speciale. Definitivisht do të ndikojë nëse ndodh edhe falje”.

BE-ja është e interesuar edhe për punën e Komisionit kundër korrupsionit.

“Do të ishte e pëlqyeshme të zgjidhin ose të sjellin përfundim për disa raste siç është shembulli me nepotizmin, para qershorit. As kjo nuk është kusht për datën por do të ishte mirë”.

Ndërkombëtarët presin miratimin e ligjeve për reformat e tjera në shërbimet e sigurisë, konkretisht Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim ndërkohë kanë vërejtur përmirësim edhe të marrëdhënieve ndëretnike dhe situatës në media. Sa i takon administratës publike, ata thonë se për dallim prej kërkesave të tyre, numri i të punësuarve është rritur dhe kanë vazhduar punësimet partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat