Hulumtimi i diskriminimit në baza gjinore: Isha e detyruar të kthehem në punë 14 ditë pas lindjes

Maqedonia

Hulumtimi i diskriminimit në baza gjinore: Isha e detyruar të kthehem në punë 14 ditë pas lindjes

Më: 11 prill 2019 Në ora: 18:50
Prezantimi i hulumimit për diskriminim në baza gjinore i "Reactorit"

“Që mos ta humb punën, isha e detyruar të kthehem në punë 14 ditë pasi linda fëmijën”,“Në intervistën e punës më thanë se punën nuk mund ta punojë një grua, sepse ato janë më pak inteligjente se meshkujt”, “Për të njëjtën pozitë të punës, për të njëjtat detyrime dhe nivel të arsimit, kam marrë 3 mijë denarë më pak e kolegu im”, janë disa nga rastet e diskriminimit në baza gjinore, e raportit të hulumtimit të rrjetit “Reactor”.

Nga “Reactor” vlerësuan se diskriminimi në baza gjinore ka ardhur si rezultat i seksizmit dhe stereotipave gjinore.

“Diskriminimi i bazuar në gjini, me të cilin femrat ndeshen në vendin e punës, është e nxitur nga seksizmi dhe stereotipat gjinore, të cilat sugjerojnë se roli riprodhues i tyre, kujdesi për fëmijët dhe personave të cilëve u duhet përkrahje, dhe punës e shtëpisë, janë në konflikt me rrethin e punës, sepse nga ana e punëdhënësve dhe menaxherët përjetohen si barrierë për zhvillim të karrierës dhe përparimit”, thonë nga “Reactor”.

Në raport më tej thuhet se shtatzënia mbetet rreziku më i madh i zhvillimit të karrierës, sepse femrat shpesh herë janë të detyruara të zgjedhin mes pasjes së një pune të paguar, karrierës dhe të qenit nënë, kurse ky vendim shpesh herë kushtëzohet nga punëdhënësit.

Nga atje shtojnë se femrat “dënohen” me pozita më të ulëta të punës, barrierë për avancim në vendin e punës, se diskriminimin shumë pak denoncohet te institucionet shtetërore dhe të njëjtat nuk kanë të dhëna për shkallën e diskriminimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat