Kandidati për President, në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, sot kanë qëndruar në Çellopek të Komunës së Bërvenicës ku kanë ftuar qytetarët që të përkrahin kandidatin e vetëm shqiptar. Nga Çellopeku Ziadin Sela ka reaguar për deklaratat e shumta të kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim se është mbyllur çështja e marrëveshjes së Ohrit.
‘Nga të gjithë përmendet se Marrëveshja e Ohrit qenka një arritje e madhe, ndërsa meritorët që e sollën Marrëveshjen e Ohrit janë lënë pas dore, sepse askush nuk po i përmend të drejtat e tyre. Ka një ligj, i cili që nga viti 2001 pritet të sillet për to, dhe del dikush dhe thotë që është mbyllur Marrëveshja e Ohrit. Janë ushtarët e UÇK-së, ata që tregojnë që kjo marrëveshje nuk duhet të mbyllet. Padrejtësia në Komunat shqiptare, dhe procesi i ngadaltë i decentralizimit tregon që kjo marrëveshje nuk duhet të mbyllet.
Sipas Ziadin Selës, shqiptarët edhe në njësitë ushtarake kanë përfaqësim jo të duhur dhe një gjë e tillë nuk po përmendet nga kandidatët maqedonas: ‘Shqiptarët vazhdojnë që në elitën e ‘Ujqërve’, si dhe në komandën supreme të mos jenë të përfaqësuar. Kjo gjë nuk po përmendet nga kandidatët maqedonas, pasi që e kanë të ndaluar. Tentojnë që shqiptarët ti fusin në test, por shqiptarët kanë pasur dhe kanë djem të ri që kalojnë çdo test me pushkë ose me pend.