Tribunë për sfidat dhe mundësitë për të rinjtë dhe fëmijët romë në Maqedoni

Maqedonia

Tribunë për sfidat dhe mundësitë për të rinjtë dhe fëmijët romë në Maqedoni

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:40
Bankat Shkollore

Fondi Arsimor Rom, shoqata qytetare “Romaverzitas”, Asociacioni për zhvillim demokratik të romëve “Sonce” sot organizojnë tribunë “Sfidat dhe mundësitë e të rinjve dhe fëmijëve romë”.

Tribuna është në kuadër të projektit rajonal “Mundësitë arsimore për nxënësit dhe të rinjtë romë në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Në tribunë, sipas organizatorëve, do të mbajë fjalim ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov, përfaqësuesi i Fondit arsimor të romëve Rexhep Ali Çupi dhe Ana Matevska, projekt koordinator në ‘Romaverzitas”.

Janë paraparë tre sesione pune: “Qasje deri në arsim cilësor për fëmijët romë: perspektivat dhe përvojat nga terreni”, “Punësimi i të rinjve romë” dhe “Ndryshime strukturore dhe politike për romët në Republikën e Maqedonisë së Veriut: Rritja e bashkëpunimit në nivel shtetëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat