Vazhdon fushata zgjedhore, Reka në Kërçovë, Pendarovski në rajonin e Shkupit dhe Siljanovska në Krushevë

Maqedonia

Vazhdon fushata zgjedhore, Reka në Kërçovë, Pendarovski në rajonin e Shkupit dhe Siljanovska në Krushevë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 09:52
Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova

Kandidatët për president edhe sot në takime me qytetarët, tribuna dhe mitingje e vazhdojnë fushatën zgjedhore me prezantimin e programeve dhe koncepteve të tyre.

Kandidati për president, Blerim Reka, i cili mori mbështetje nga BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, sot do të mbajë miting në Kërçovë.

Karvani i koalicioni “Së bashku përpara” të kandidatit për president Stevo Pendarovski do të jetë në takime me qytetarët e Zelenikovës, Petrovecit, Ilindenit, Haraçinës dhe Gazi Babës. Ai do të marrë pjesë edhe në aksionin vullnetar të Qytetit të Shkupit.

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova, do të mbajë mitingje në Krushevë dhe në Prilep.

Në fushatën e deritanishme ndër temat kyçe të kandidatëve që kanë dhënë qëndrime të tyre ishin Marrëveshja e Prespës, problemi me emigracionin e të rinjve, perspektivat për anëtarësimin e shtetit në NATO dhe në BE, por edhe tema ditore politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat