Ndërron jetë një shtetase maqedonase në një aksident në Kroaci

Maqedonia

Ndërron jetë një shtetase maqedonase në një aksident në Kroaci

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:13
Aksident në Kroaci

Shtetasja maqedonase ndërroi jetë sot në autostradën A3 në Okuçan në Kroaci kur vetura me targa gjermane në të cilën ishte bashkë shofere ka dalë nga rruga në një kanal dhe është rrokullisur.

Policia kroate informuan se aksidenti kishte ndodhur në mëngjes rreth orës pesë. Në vendin e ngjarjes menjëherë ishin dërguar ekipe të policisë, njësite zjarrfikëse dhe Ndihma e shpejtë.

Është konfirmuar se një grua shtetase e Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën, ndërsa shoferi gjithashtu shtetas maqedonas është lënduar, por ka refuzuar ndihmën mjekësore.

Zëdhënësja e policisë kroate Kata Nujiç deklaroi se po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po konfirmohen rrethanat se kur dhe si ka ndodhur aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat