Skufa: Marrëveshja e Prespës i dha fund nacionalizmit agresiv

Maqedonia

Skufa: Marrëveshja e Prespës i dha fund nacionalizmit agresiv

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:21
Marrëveshja e Prespës

Deputetja greke Elisavet Skufa në një debat për gjuhën e urrejtjes në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mënyrë specifike insistoi në atë se “ne duhet të bëjmë një ndryshim midis gjuhës së urrejtjes dhe kritikës politike: kritika e pasuron demokracinë ndërsa gjuha e urrejtjes po e dëmton atë”.

Me këtë rast, Skufa paraqiti si një ilustrim nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës e cila zgjidhi kontestin disa dekadash për emrin.

“Më 25 janar, Kuvendi grek ratifikoi marrëveshjen e Prespës. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut kishte bërë më parë të njëjtën gjë. Kjo marrëveshje i dha fund demonstrimeve të nacionalizmit agresiv dhe etnocentrizmit në të dyja vendet. Kjo paraqet bazën për bashkëjetesë paqësore dhe zhvillim të përbashkët në Ballkan”, theksoi Skufa.

Megjithatë, Skufa u tregua mjaft kritik ndaj protestave që erdhën pas ratifikimit të marrëveshjes.

“Në ditët para ratifikimit të marrëveshjes në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, ne përjetuam një përvojë të jotolerancës, të shprehur nga grupe dhe individë që i përkasin lëvizjeve nacionaliste dhe etnocentrike”, tha Skufa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat