Mançevski: Jemi të brengosur, nuk e dimë nëse kemi kapacitet të negociojmë me BE-në

Maqedonia

Mançevski: Jemi të brengosur, nuk e dimë nëse kemi kapacitet të negociojmë me BE-në

Më: 12 prill 2019 Në ora: 12:01
Damjan Mançevski

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, apelon deri tek të gjithë aktorët në ose jashtë administratës publike të përfshihen në procesin e ardhshëm negociues me BE-në dhe thotë se Qeveria është e shqetësuar nëse shteti ka kapacitet të mjaftueshëm për këtë vepër, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Më së voni deri në mes të muajit maj, Qeveria duhet të publikojë propozim të ri, thotë Mançevski për MIA-n, për strukturë negociuese i cili parasheh angazhim të "ekspertëve lartë të kualifikuar" jashtë nga institucionet.

"Apeloj deri te të gjithë qytetarët, ekspertët, njerëzit të cilët punojnë në sektorin joqeveritar, në kompani private, të mendojnë të përfshihen në këtë proces. Na duhen të gjitha resurset e mundshme, ne nuk kemi shumë", thotë ministri dhe shton se edhe pse për tani nuk ka probleme lidhur me skriningun përgatitor, Qeveria është "seriozisht e brengosur" për fazat e ardhshme të mëdha nga procesi negociues.

I pyetur pse Qeveria fokusohet në kërkesë të ekspertëve nga jashtë kur, sipas ekspertëve, ato janë në administratë, Mançevski thotë se nuk ka dijeni prej ku janë ato informacione, por se apeli është orientuar ndaj të gjithë aktorëve, në dhe jashtë strukturave shtetërore.

"Kur flas për motivimin e njerëzve që të merren për këtë punë, nuk është vetëm për njerëz nga jashtë, kur flasim për strukturë negociuese, flasim për një pako nga njerëzit nga brenda së pari, por flasim se do të duhet edhe kapacitet shtesë, mund edhe nga një institucion tjetër të vijë".

Mançevski shton se "ajo që është po ashtu problem dhe opinioni nuk është shumë i vetëdijshëm është se edhe pse numri i të punësuarve në sektorin publik është përafërsisht i madh, administratat publike reale dhe ajo është 128 institucione të pushtetit qendror, atje ka mezi 16 mijë njerëz gjithsej të punësuar".

"Nga të cilët në ministritë, ku është barra kryesore e negociatave, skrining, reforma etj, mezi janë mbi katër mijë. Apeloj deri tek ata që janë shpërndarë nga cila do arsye për të menduar të kthehen pasi do të marrin ofertë konkrete të konceptit. Prandaj apeloj deri tek ata, ndërsa konceptin do ta ofrojmë deri në mes të muajit maj", thekson ministri.

Kjo ka të bëjë deri tek përgjegjësia e tij në marrjen e datës për negociata, gjegjësisht reformë në administratën publike, Mançevski beson se ligji i ri për shërbimin udhëheqës do të bëjë dallim cilësor në departizimin e administratës publike. Ky ligj parasheh që procesi i përzgjedhjes për funksionet udhëheqëse të kryhet sipas modelit të ngjashëm të atij me komisionin antikorrupsion.

Për këtë propozim do të ketë edhe të paktën një debat, në të cilin është me rëndësi të përfshihen partitë në Kuvend. Komisioni për përzgjedhjen e shërbimit të lartë udhëheqës do ta zgjedhë Kuvendin, do të parashtrojë "kritere të larta për kandidatët udhëheqës dje do të formojë këshillat për përzgjedhjen e drejtorëve, këshill me përbërje të llojllojshme dhe të ndryshueshëm të ekspertëve, roli i të cilëve do të jetë që t'i vlerësojë kandidatët për drejtorë dhe të politikanit i cili duhet të përzgjedhë udhëheqës që t'i dorëzojnë listë të tre kandidatëve më të mirë midis të cilëve ai do të duhet të përzgjedh një.

"Nga udhëheqësit fillon gjithçka, nuk mund të partizojë ai që është në nivel më të lartë, Menaxherët duhet të jenë rezistentë. Unë të shkoj t'i them dikujt që duhet ta bësh këtë, ai duhet të më thotë jo. Dhe për këtë duhet t'i gjejmë njerëzit e duhur, ky do të jetë mekanizmi më i mirë i mbrojtjes, njerëz me integritet të madh, para së gjithash personal, siç kemi shembull pozitiv me antikorrupsionin", thotë Mançevski.

Lajmi i mirë nga vizita e Mançevskit në Bruksel është një konfirmim nga BE-ja se me nënshkrimin e marrëveshjeve për heqjen e çmimeve të roamingut në rajon, hapet rruga për heqjen e tyre edhe me të gjitha vendet e BE-së, deri në fund të vitit 2021.

Për përkujtim, gjashtë vendet e rajonit nënshkruan marrëveshje për ulje graduale të çmimeve të roamingut nga kjo verë e deri në heqjen e tyre të plotë më një korrik të vitit 2021. Paralelisht me këtë, Maqedonia ka marrëveshje bilaterale me Greqinë sipas modelit të njëjtë, ulja e çmimeve do të duhej, sipas ministrit, të jetë edhe më e rëndësishme me Greqinë, ndërsa punohet në marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë.

"Pritjet për heqjen e çmimeve të roamingut me BE-në janë që të jetë gjatë vitit 2021. Marrëveshja ishte një parakusht, tani hyjmë në negociata direkte me KE-në, por kemi sinjale se janë të gatshëm në një dinamikë të ngjashme, duke e pasur parasysh atë që operatorët që ofrojnë shërbime në Ballkanin Perëndimor janë realisht operatorë nga vendet e BE-së, ndërsa ata tani më janë përshtatur, kështu që nuk do të shkojë vështirë kjo procedurë", deklaroi Mançevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat