Të gjithë të dënuarit për “27 prillin” kanë paraqitur kërkesë për falje

Maqedonia

Të gjithë të dënuarit për “27 prillin” kanë paraqitur kërkesë për falje

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:15
Maqedoni

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov është para një sfide të re. Të gjithë tetë të dënuarit nga procesi “27 prilli” kanë kërkuar që të jenë të falur, njofton “Telma”.

I fundit që ka dorëzuar kërkesë është Aleksandar Vasilsevski-Ninxha i cili në dëshminë e tij para gjyqit dëshmoi se pikërisht njerëzit e Ivanovit kanë qenë në komunikim me OBRM-PDUKM-në në natën e 27 prillit. Të gjithë kërkesat i kanë paraqitur nëpërmes familjarëve të tyre.

Sipas informacioneve të “Telma” ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, i cili është në mesin e të dyshuarve, ka parashtruar kërkesë, por avokati i tij në bisedë telefonik tha se nuk kishte njohuri për një gjë të tillë, edhe pse para dy ditëve kishte realizuar takim në burg me Atanasovskin.

Përndryshe të gjithë të dënuarit nuk vuajnë dënimet sepse vendimi nuk është shkruar dhe as nuk është i zbatueshëm, ndërsa kanë të drejtë ankese.

Dënimet me burgim për kërcënimin terrorist ndaj rendit kushtetues kanë marrë 16 të akuzuar, për të shtatëmbëdhjetin Saso Markovski procesit ende është në rrjedh, mirëpo edhe ai ka paraqitur kërkesë për falje nga Ivanovi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat