Prindërit e viktimave në Smillkovcë: Zaev të tregoj të vërtetën për rastin “Monstra”

Maqedonia

Prindërit e viktimave në Smillkovcë: Zaev të tregoj të vërtetën për rastin “Monstra”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:25
“Monstra”

Dhe pas shtatë vjetësh, heshtje, dhembje dhe lot në fytyrat e prindërve dhe të afërmve që humbën të dashurit e tyre në vrasjen brutale në liqenin e Smilkovcës. Prindërit janë të zhgënjyer dhe se nuk mund të shprehin pakënaqësinë e tyre, sepse ende nuk ka vendim gjyqësor për rastin. Ata kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev që të dëshmojë në gjykatë dhe ta thotë të vërtetën.

“I gjithë opinioni e di se na premtoi, tha se kishte prova në “bombat” për fëmijët tanë, përmendte shërbimet e huaja, dhe gjithçka tjetër. Tani, kur erdhi në pushtet, ai harroi, heziton. Ai premtoi se do t’i tregonte pesë zyrtarët e BDI-së, ne i besuam atij. Ai na gënjeu neve. Ne do t’i kërkojmë atij që të paraqitet në gjykatë dhe të thotë atë që ai e di, nëse nuk dëshiron, ne do të kërkojmë edhe nëpërmes masave të sigurisë të merret dhe të sillet në gjykatë që të dëshmojë. Nëse gjykata mund t’i thërrasë dëshmitarët me zë të hapur, pse nuk duhet të vijë ai, kur ai vetë pohon se e kishte “bombën” për liqenin Smilkovcës”, tha Goran Naqevski, babai i një prej viktimave.

Familjarët e djemve që vdiqën në mënyrë tragjike, thonë se kanë humbur besimin në gjykata dhe se shpresën e fundit e shikojnë tek Prokuroria Speciale Publike e cila ka marrë përsipër rastin “Monstra”.

Përndryshe, për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcës, shpesh politikanët e atëhershëm të opozitës, në mesin e të cilëve edhe lideri dhe kryministrit i tanishëm Zoran Zaev e kanë trajtuar si rast të montuar politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat