Fruthi në Maqedoni të Veriut merr “hov”

Maqedonia

Fruthi në Maqedoni të Veriut merr “hov”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Rreth 130 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar në 11 qytete të vendit.

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se 57 prej rasteve të reja janë regjistruar në kryeqytet ku 70% e tyre janë të pa vaksinuar apo me status të panjohur vaksinal, ndërsa pjesa tjetër e të prekurve është nga dhjetë qytete të ndryshme të vendit.

Më shumë se gjysma e të prekurve janë fëmijë të moshës nga 0-4 vjeç. Pos qytetarëve, deri më tani nga fruthi janë prekur rreth 100 persona, personel mjekësor nga shumë Klinika dhe Spitale. Në fillim të javës që vjen, komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendos nëse do të shpall epidemi në gjithë territorin e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat