LSDM: Fitorja e kandidatit tonë në zgjedhjet presidenciale është e sigurt

Maqedonia

LSDM: Fitorja e kandidatit tonë në zgjedhjet presidenciale është e sigurt

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:15
LSDM

Partia maqedonase në pushtet, LSDM përmes një komunikate sot bën të ditur se të gjitha anketat parashikojnë fitoren e sigurt të Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe për një epërsi serioze që nga raundi i parë.

“Po shtohet përkrahja për Pendarovskin tek qytetarët. Ajo që është me rëndësi se përkrahja për të vjen nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. Koncepti i tij dhe fushata pozitive për një të ardhme më të mirë është dalluar tashmë nga të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se kundërkandidatja e OBRM-PDUKM, Siljanovska po mbron kriminelët dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se është për një opsion që kthen pas.

“Qytetarët nuk duan të kthehen mbrapa, pasigur dhe jostabilitet, qytetarët duan ardhmëri, siguri dhe stabilitet, duan avancim dhe prandaj Stevo Pendarovski është favorit në këto zgjedhje”, thonë nga partia në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat