Belgjikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Belgjikë, Këshilli i Ministrave ka miratuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Këshilli belg i ministrave mbrëmë e miratoi propozim-ligjin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, hapi i parë ndaj ratifikimit të plotë, njofton AIM.

Në propozim të kryeministrit Sharl Mishel dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Didie Rejders, Këshilli i Ministrave të qeverisë belge e miratoi propozim-ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Para se të ratifikohet në Parlament, protokolli inkuadrues duhet së pari të kalojë përmes Këshillit Shtetëror, i cili duhet të japë mendim.

Këshilli shtetëror ka rol konsultativ në materiet ligjdhënëse dhe ka për obligim ta analizojë ligjshmërinë e propozim-ligjeve para miratimit në parlament. Edhe pse mendimet e tij nuk janë obliguese, ky hap është pjesë e praktikës së zakonshme në Belgjikë.

Pasi Këshilli Shtetëror do të deklarohet, propozim-ligji do t’i dorëzohet Parlamentit federal për ratifikim, parlamentet tjera rajonale të vendit nuk janë të involvuara në këtë proces.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës për AIM thonë se nuk kanë mundësi tani të tregojnë sa kohë do t’i duhet Këshillit Shtetëror për ta dhënë mendimin e tij dhe të jepet protokolli në procedurë parlamentare, por se bëhet fjalë për një procedurë mjaftë normale dhe se nuk priten kurrfarë pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat