Zaev: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kaluarën e vendosën si themel i të ardhmes

Maqedonia

Zaev: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të kaluarën e vendosën si themel i të ardhmes

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:05
Zoran Zaev

“Me Marrëveshjen fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, treguam se aty ku ka vullnet politik dhe ide për përparim, çështjet e hapura lehtë zgjidhen”.

Këtë e tha kryeministri Zoran Zaev sot në fjalimin ne solemnitetin me rastin e 11-vjetorit nga themelimi i Klubit kulturor bullgar në vendin tonë. Ai tha se të dy vendet, kanë bërë hap historik përpara.

“E kemi vendosur të kaluarën si themel për të ardhmen. Në marrëveshjen nuk ka dilema se bëhet fjalë për dy shtete, dy popuj dhe dy gjuhë. Me marrëveshjen u përcaktuam që së bashku ta pengojmë propagandën qëllimkeqe nëse paraqitet brenda në shtetet, së bashku të jemi kundër fjalës së urrejtjes dhe së bashku ta mundim nacionalizmin”, tha Zaev.

Ai shtoi se miqësia asnjëherë nuk ka qenë më e madhe dhe vazhdimisht rritet dhe përforcohet, janë krijuar instrumente të fuqishme për tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe ndërtimit të aleancës së përhershme, dhe në tejkalimin e mosmarrëveshjeve dhe në ndërtimin dhe mbajtjen e miqësisë së përhershme rol të rëndësishëm kanë edhe organizatat e qytetarëve në të dy vendet.

“Në atë drejtim Klubi kulturor bullgar në vendin tonë ka vend të rëndësishëm. Kjo është qartë e përcaktuar edhe më misionin e shoqatës, e cila e ka për qëllim domosdoshmërinë për afrimin dhe tolerancën ndërkulturore të shteteve fqinje – Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Në kontekst të kësaj shtoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është fuqimisht e përkushtuar të ndërtojë dhe kultivojë shoqëri inkluzive ku askush, asnjë, nuk do të anashkalohet në rrugën e vetme deri te Republika e Maqedonisë së Veriut e suksesshme, shtëpi për të gjithë, të integruar në Bashkimin Evropian.

Në ngjarjen e sotme me rastin e përvjetorit të Klubit kulturor bullgar, si mysafir mori pjesë edhe ish presidenti i Repuzblikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat