OBRM-PDUKM dorëzon vërejtjet për versionin e ri të Ligjit për PSP-në

Maqedonia

OBRM-PDUKM dorëzon vërejtjet për versionin e ri të Ligjit për PSP-në

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:36
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka dorëzuar vërejtjet për versionin e fundit të Ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike

Nga OBRM-PDUKM nuk kanë zbuluar detaje se në cilën pjesë kanë kritika më shumë, në Ligjin që e kanë marrë nga Ministria e Drejtësisë, në të cilin thuhet se janë harmonizuar edhe amendamentet e OBRM-PDUKM-së.

Sipas TV24, jozyrtarisht nuk përjashtohet mundësia që këtë javë të ketë takim të ri, në të cilin do të marrin pjesë edhe liderët partiakë.

Ndryshe, statusi i PSP-së, hetimet e hapura pas afatit për ngritjen e aktakuzave dhe rizgjedhja kryeprokurores, janë temat kyçe për të cilat Zaev dhe Mickoski do të mundohen të gjejnë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat